• |
ide | kryesore

Vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, prokuroria e Kavajës nis hetimet për vrasje

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit. Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si “vrasje”. Vendimi është marrë mengjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor, tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ata nuk kanë dalë ende në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *