• |
ide | kryesore

Pushimi i ndeshjeve nga 15 në 25 minuta: për propozimin e Conmebol do të vendoset në 27 tetor

-Instant, Sport



Propozimi i Conmebol për të rritur kohën e pushimit mes ndeshjeve të futbollit nga 15 në 25 minuta, për të siguruar një lloj argëtimi sipas modelit në sportet amerikane, do të diskutohet më 27 tetor nga Bordi Ndërkombëtar i FA, organizmi që krijon çdo ndryshim dhe risi të rregullave të lojës e futbollit. Një zgjatje e pushimit në 20 minuta ishte propozuar edhe më parë nga FIFA në 2009, por u refuzua.

Aktualisht, ligji numër shtatë thotë se “lojtarët kanë të drejtë për një interval në pjesën e parë, jo më shumë se 15 minuta”. Kërkesa e organizmit që drejton futbollin e Amerikës së Jugut është menduar të jetë në rend të ditës në mbledhjen e konsulentëve ekspertë të IFAB.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *