• |
ide | kryesore

Tronditet Dortmund, problemi i Haaland është më serioz: rrezikon të mungojë deri në 2022-in

-Instant, Sport



Tronditet Borussia Dortmund, që është në garë të plotë për titullin kampion në Bundesliga dhe problemi qendron tek njeriu simbol i tyre Erling Haaland. Dëmtimi i sulmuesit duket në fakt më i rëndë se sa pritej dhe fenomeni norvegjez mund të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2022. Fillimisht u mendua se problemi i ijeve që lojtari po e merr me vete prej disa javësh do ta linte jashtë fushës deri në dhjetor, por tashmë gjithçka duket se është komplikuar.

Sipas ‘Bild’, dëmtimi i Haaland po rezulton të jetë më serioz nga sa kishte supozuar stafi mjekësor dhe periudha e rikuperimit mund të zgjatet ndjeshëm. Hipoteza megjithatë është ende e pa konfirmuar nga klubi. Në fakt, për momentin nuk ka asnjë komunikim nga Dortmund në lidhje me dëmtimin e golashënuesit të tyre. Nëse zërat që qarkullojnë në media konfirmohen, Haaland do të detyrohet të anashkalojë disa sfida të rëndësishme: para së gjithash ndeshjen e kthimit me Ajax në Champions League (3 nëntor) dhe në kampionat ndeshjen e madhe me Bayern Munich (4 dhjetor).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *