• |
ide | kryesore

Rrahu gruan, Lucas Hernandez i shpëton burgut: pranohet në fund ankimimi

-Instant, Sport



Dënim i pezulluar: Lucas Hernandez për momentin nuk do të shkojë në burg një kohë të gjatë. Gjykata Provinciale e Madridit në fakt ka pranuar ankimimin e paraqitur nga mbrojtësi i Bayernit pas urdhrit të arrestit për krime të lidhura me dhunën në familje.

Padia daton në shkurt 2017, kur më i madhi nga vëllezërit Hernandez luante te Atletico Madrid: ai dhe gruaja e tij Amelia de la Osa Lorente u grindën në rrugë e francezi sipas rikonstruksioneve të ngjarjes e ka rrahur. Gjykata e Madridit i dënoi të dy me 31 ditë shërbime sociale dhe i pengon ata të afrohen ose të komunikojnë për gjashtë muaj. Pavarësisht kufizimeve, të dy (të pajtuar) vendosën të shkojnë së bashku në muajin e mjaltit në Majami dhe, në kthim, fillimisht u arrestuan dhe, më pas, u lanë të lirë.

Vendimi i sotëm pezullon dënimin me 4 vjet burg, me kusht që Hernandez të mos kryejë asnjë krim tjetër gjatë kësaj periudhe. Pezullimi i nënshtrohet edhe pagesës së gjobës prej 400 euro në ditë për 240 ditë. Nëse nuk plotësohen kushtet, mbrojtësi do të arrestohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *