• |
ide | kryesore

Abuzimi me tenderat/ Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi dhe tre vartësit e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe tre vartësit e tij deri në përfundim të hetimeve. Vendimi u mor të shtunën.
Ai kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak se nuk paraqet rrezikshmëri. Të njëjtën kërkesë paraqitën edhe 3 të arrestuarit e tjerë të vënë nën akuzë.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Gëllçi ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK.
Avokati i Thoma Gëllçit, Dorjan Matlija më herët ka pretenduar se ky është një sulm, pasi klienti i tij ka kërkuar hapjen e garës dhe do të rikandidonte për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH.
Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH.
Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *