• |
ide | kryesore

Shkodër, tentoi të vriste me gërshërë gruan, prangoset 60-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit


Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Është vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili tentoi ta godiste me gërshërë bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.” – njofton policia.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *