• |
ide | kryesore

Rimëkëmbja nga pandemia/ Varhelyi: BE disburson 90 mln € ndihmë makro-financiare për Shqipërinë

Arkiva



Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi ka ndarë lajmin e mirë për Shqipërinë për sa i përket rimëkëmbjes së ekonomisë pas goditjes që pësoi nga pandemia e koronavirusit, ashtu si çdo vend i botës. Zyrtari i lartë shprehet se BE-ja disbursoi për këstin e dytë 90 milionë euro dhe të fundit të asistencës financiare 180 milionë euro që do të shkojnë për të ndihmuar ekonominë.

“Një lajm shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. BE disbursoi sot 90 milionë euro për asistencë makro-financiare, kësti i dytë dhe i fundit i programit 180 milionë euro që synon të kufizojnë pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit”, shkruan komisioneri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *