• |
ide | kryesore

Dako del zbuluar/ Si e kontrollon Bashkinë e Durrësit edhe pse “non grata” nga SHBA

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Kur Sekretari i sapoemëruar në PS, Damian Gjiknuri zhvilloi një takim prezantues me socialistët e Shkodrës, ai u përball me ankesa të panumerta për pushtetin e madh që ushtronte në këtë qark aleati më i vogël, Tom Doshi.


Socialistët ankoheshin se “mbi 50% e punësimeve në Shkodër i ka PSD e Tom Doshit”. Ato ishin një dëshmi se sa fals ishte debati i proamerikanëve të shtirë lidhur me personat që shpallen non grata nga SHBA. Ndonëse Tom Doshi është njëri prej tyre ai vazhdon të marrë llokma të mëdha pushteti nga kryeministri Rama.


Por një përplasje tjetër ka konfirmuar faktin se shpallja “non grata” nga Dëpartamenti i Shtetit nuk të pengon të ushtrosh pushtetin në qeverisjen e socialistëve. Shëmbulli vjen nga Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku që duket se ende e kontrollon Bashkinë e Durrësit pavarësisht se u shpall familjarisht “non grata” nga ambasada amerikane.

Lexo edhe: Socialistët e Shkodrës nxjerrin Ramën zbuluar/ Si u tall kryeministri me Juri Kimin për Tom Doshin

Me nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Brahon, ai është konfliktuar pas arrestimit të disa zyrtarëve të bashkisë për tenderin e një autoshkalle të zjarrfikëses. Braho pretendon se është kërcënuar nga Vangjush Dako dhe më pas ka shpërthyer në Whatsapp.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti jo se isha pjesë e ju hajdutëve, por se me vinte zor mua që vidhnit ju” shkruante Braho në mesazhin e tij.

Denoncimet e Arbër Brahos, djalit të ish-deputetit të PS-së Spartak Braho kanë vazhduar në disa media, ku ai denonconte faktin se Bashkia e Durrësit drejtohej “de fakto” nga personi që amerikanët e kishin shpallur “non grata”. “Durrsakët e dinë situatën. Edhe vetë Dako nuk e ka mohuar asnjëherë se është shkëput nga Bashkia e Durrësit” tha Braho.

“Vetë rezultatet treguan që ishin nga më të dobëtat. Të jesh në pushtet, të blesh vota dhe të dalësh prapë skandal vetëm në Durrës mund të ndodhë nën udhëheqjen e këtyre njerëzve. Kjo mund të ndodhë vetëm nga arrogance që përballen kur vijnë në Bashkinë e Durrësit”, ishin një pjesë e denoncimeve të tij.

Por prova më e qartë se Dako ende kontrollon në distancë institucionin është ndëshkimi që erdhi për nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Brahon pak ditë pasi ai foli në media. Ky është rasti i dytë kur socialistët tregojnë se shpallja non grata nga SHBA nuk ndryshon shumë drejtimin e institucioneve në terren, sepse pas fasadës, besnikët e Ramës nuk e kanë humbur pushtetin.

Më 30 korrik 2019, DASH, vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion. “Sekretari i Shtetit po përcakton publikisht Kryetarin e Bashkisë Shqiptare të Durrësit Vangjush Dako nën Seksionin 7031 (c) të Aktit të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Ndarura të FY 2019, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm” thuhej në përcaktimin e DASH./Lapsi.al

8 Comments

  1. ai nuk do të bëhet kurrë, as kryetar i Partisë Demokratike, as do të shikojë ndonjë herë pushtetin në këtë vend. As ai, as djali dhe vajza e tij, as pasardhësit e familjes së tij kriminale.

    Historia e pushtetit të Sali Berishës në Shqipëri ka përfunduar.

  2. Haxhiqamilizmi, thirrjet “dum babën” kanë mbetur në historinë e Shqipërisë si shprehje e regresit të diktuar nga turma qorre; simbolikë e mbajtjes tek e shkuara për rreckash, edhe kur ajo është vetëm një kufomë e dekompozuar që duhet varrosur shpejt.

    Kjo sjellje tragjike dhe komike bashkë, që na lë prapa si shoqëri nuk ndodh për herë të parë. Vazhdon të ndodhë. Sot gjenden shqipo që brohorasin akoma pas 30 vitesh për doktor Saliun, e shkuara e të cilit përveçse e shkuar, është edhe kriminale.

  3. Xhorxh Sorosit në Tiranë, krah të cilit ndodhet Andi Bejtja, që sot drejton TV-në e djalit të Sali Berishës.

    Ai shkruan me ironi se Evi Kokalari që kërkoi shpalljen non grata të Sorosit në Shqipëri, duhet të kërkojë edhe pastrimin e televizionit të Berishës nga “agjentët” e Sorosit.

  4. O Zombi Rilindas Berisha e futi vendin ne Nato dhe na liberalizoi vizat te shkonim kudo ne Europe, kurse drogaxhiu juaj po na fut ne Jugosllavi apo nuk ju rruhet trapi per sa kohe keni sufllaqen te grantuar. Ca nga ju jane te vegjel dhe nuk e dine historine Vucic ka qene Ministri i Propagandes ne kohen e Milloshevicit i cili vrau, perdhunoi dhe dogji shtepite kosovareve vellezerve tuaj, kurse drogaxhiu juaj e ka bo si shoke te ngushte nje e dy avionit dhe ne Serbi ti puthi bythen.

    1. Vucic buzpidhi me bab Shqiptar ka qene minister i propagandes ne kohen e Luftes se Bosnjes dhe jo ne luften e Kosoves.

      Sa per sqarim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu