• |
ide | kryesore

Reese Witherspoon: Më pëlqen kur më krahasojnë me vajzën

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja e njohur Reese Witherspoon ka folur së fundmi për marrëdhënien me vajzën e saj , Ava Elizabeth Phillippe.

Në një intervistë për ‘InStyle’,aktorja u shpreh se ndihet mirë kur e ngatërrojnë me vajzën.‘Më bën të ndihem kaq e re. Unë jam shumë krenare për të. Ajo me të vërtetë ia del shumë mirë. Jam e sigurt se nuk është e lehtë të dukesh tamam si nëna jote.Ne flasim shumë me Zoë Kravitz. Sepse ajo dhe nëna e saj [Lisa Bonet] duken saktësisht njësoj, kështu që sa herë që Ava është e frustruar, unë i them:,”Telefono Zoën, dërgoji mesazh Zoës, ajo di për çfarë të flasë.” Dua të them, ky është një tjetër kombinim nënë-bijë që duken si binjake identike”, u shpreh ajo.Gjithashtu Witherspoon tregoi se përpiqet të kaloj shumë kohë me fëmijët dhe me mamanë e saj.

 

  

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *