• |
ide | kryesore

Shkodër/ Plagoset me thikë para gjimnazit një 17-vjeçar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një gjimnazist ka mbetur i plagosur pas një sherri jashtë ambienteve të shkollës sot në Shkodër. Sipas burimeve zyrtare, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i plagosur me thikë, 17-vjeçari J.Frroku.

Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. Ndershtiqi, 17 vjeç për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetë. Ndërkohë, u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *