• |
ide | kryesore

Protestat “Jo Green pass”/ Policia italiane kontrolle në disa qytete kundër organizatorëve. Kërcënime të rënda në rrjetet sociale

-Instant, Arkiva, Planet



Policia italiane ka kryer një sërë kontrollesh në 16 qytete italiane ndaj personave që janë kundër vaksinimit “No Vax” dhe kundër pasaportës së gjelbër “No Green pass”, bëhet fjalë për 17 masa ndaj anëtarëve më radikalë të kanalit në aplikacionin “Telegram”, “Mjaft më diktaturë”. Ndaj tyre janë ngritur akuza për nxitje në krim në rrethana rënduese, përdorimin e mjeteve telematike dhe shtyrje për mosbindje ndaj ligjeve.

Të dyshuarit kishin marrë pjesë në një bisedë online, duke nxitur sistematikisht përdorimin e armëve dhe për të kryer akte të rënda të paligjshme ndaj zyrave më të larta institucionale, përfshirë ndaj kryeministrit Mario Draghi. Ndër objektivët e përsëritur janë përfaqësues të policisë, mjekë, shkencëtarë, gazetarë dhe personazhe të tjerë publikë të akuzuar për “skllavërim” dhe “bashkëpunim” me “diktaturën”.

Kanali “Mjaft më diktaturë” tashmë ishte objekt i vendimi gjyqësor sekuestroje si dhe i vendimit për t’u mbyllur nga e njëjta kompani, për shkak të përmbajtjes së rëndë të publikuar.

Hetimet që u ndoqën nga Policia Postare dhe Divizioni i Hetimeve të Përgjithshme dhe Operacioneve Speciale të Torinos – monitoruan për disa javë, 24 orë në ditë, kanalin Telegram, i cili është kthyer në qendrën kryesore të organizimit të protestave të dhunshme në të gjithë territorin italian.

Vazhdimisht në shënjestër të grupit me ofendime të rënda ka qenë e gjithë ajo pjesë e popullsisë që duke u vaksinuar dhe duke respektuar rregullat e mbrojtjes personale ka pranuar të bëhet “skllav” i shtetit. Mes të dyshuarve ka edhe subjekte pa precedentë që kanë rënë në spiralen e urrejtjes online.

Përmbajtja dhe tonet ishin të acaruara, me referenca të qarta për “varje”, “pushkatime” si dhe aludime të drejtpërdrejta për “marshime të reja në Romë” dhe terrorizëm; mes të identifikuarve edhe subjekte që kishin promovuar bllokime autostradash dhe hekurudhash si dhe aktivistë që u bënë protagonistë të sulmeve në rrugë ndaj forcave të policisë të punësuara për shërbimet e rendit publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *