• |
ide | kryesore

Reshje shiu dhe dëbore në Dibër/ Në zonat e thella trashësia 40 centimetra

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Reshje të dendura shiu dhe bore kanë përfshirë Qarkun e Dibrës në 24 orët e fundit. Në lartësi mbi 800 metra ka patur reshje dëbore. Trashësia në zonat e thella varion deri në 40 cm. Në Kalanë e Dodës, Lurë dhe Selishtë bora ka kaluar 40 cm. Aksi nacional Peshkopi – Tiranë nga Burreli, kalimi është pa probleme.

Aksi Klos – Tiranë nga Rruga e Arbrit, kalimi bëhet me zinxhirë, në bay-pasin e Qafës së Murrizit.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës ka mbi 40 cm borë, kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.

Aksi Peshkopi – Draj Reç – Kukës kalimi me zinxhirë.

Aksi Ura e Çerenecit – Steblevë – Librazhd kalimi bëhet me zinxhirë.

Nuk ka patur probleme, ndërsa mungon energjia elektrike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës dhe Sllovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *