• |
ide | kryesore

Nën hetim për fshehje pasurie, SPAK sekuestron dy prona të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

-Instant, Lajme, Të fundit



SPAK ka vënë nën hetim ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza i cili akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, ish-gjyqtarit i janë sekuestruar dy pasuri, një apartament dhe një garazh, pasi nuk i justifikonte me burime të ligjshme. Thanza është shkarkuar nga Vettingu pikërisht për probleme me justifikimin e pasurisë. Po ashtu gjatë hetimit administrativ nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultoi që ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë të kishte fshehur edhe një dënim të marrë në Itali për vjedhje. Dënimi ishte me 40 ditë burg që më pas i ishte konvertuar.

Gjatë përballjes me KPK, ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që e relatoi faktin që Admir Thanza ishte i dënuar në shtetitn Italian. Ai e ka pranuar si fakt por në atë kohë deklaroi se ka marrë përsipër dënimin për kunatën e tij. Thanza është gjyqtari i katërt që është nën hetim nga SPAK për fshehje të pasurisë.



2 Comments

  1. Nga afera e “Rrugës së Kombit”, pakti i detit me Greqinë e deri tek protesta e 21 janarit: Tri të vërtetat e parrëfyera Berisha-Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *