• |
ide | kryesore

Julian Alvarez, talenti i kërkuar nga gjysma e Europës, ka bërë zgjedhjen: “Kam një ofertë nga Bayern”

-Instant, Sport



Vetëm 21-vjeç ai është ndër sulmuesit më të pëlqyer në botë. Julian Alvarez është emri i ri i futbollit argjentinas dhe e ka udhëhequr River Plate drejt triumfit të titullit të fundit kampion. Në Itali emri i tij u përafrua shumë me Milan, Inter, Juventus e Fiorentinën (përpara se violat të fokusoheshin te Ikoné si zëvendësues i Vlahovicit që po largohet), por argjentinasi, sipas asaj që deklaroi për portalin gjerman Express.de, ka një tjetër të interesuar të famshëm: “E di, kam një ofertë nga Bayern Mynih”.

Përballë fuqisë blerëse të Bundesligës, Seria A mund të bëjë shumë pak. Mbetet vetëm për tu kuptuar se çfarë kërkon të bëjë River Plate, i cili e ka kuotuar kampionin e tij rreth 25 milionë euro. Lista e klubeve që kanë marrë informacione për të, megjithatë, është shumë e gjerë. Alvarez pëlqehet nga e gjithë Evropa siç tregohet nga interesimi i Real Madrid, Seville, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, Manchester United, Tottenham dhe Aston Villa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *