• |
ide | kryesore

Rasti i parë në botë me “Florona”, gripi sezonal kombinohet me COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Rasti i parë i sëmundjes “Florona”, është regjistruar në Izrael. “Florona”, është një infeksion i dyfishtë i COVID-19 dhe gripit. Mediat lokale shkruajnë në Twitter: “Izraeli regjistron rastin e parë të sëmundjes Forona, një infeksion i dyfishtë i COVID-19 dhe gripit.”

Çfarë është Florona?

Në fillim të kësaj jave, një grua shtatzënë u infektua me Florona, duke u bërë personi i parë i infektuar me këtë sëmundje. Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, e reja nuk ishte vaksinuar. Në një kohë kur rritja e infeksioneve Covid po vihet re sërish në Indi dhe globalisht, dhe në një kohë kur Omicron – një variant i ri Covid-19 që u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut në nëntor 2021 – po përhapet me shpejtësi, lajmet për Florona kanë shkaktuar dyshime te njerëzit.

Por ekspertët e shëndetësisë kanë thënë deri më tani se kjo sëmundje nuk është një variant i ri, por është grip dhe COVID-19 në të njëjtën kohë. Izraeli ka qenë dëshmitar i një numri rastesh të gripit kohët e fundit dhe ndërkohë që mjekët në vend thonë se po studiojnë sëmundjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *