• |
ide | kryesore

Në gjendje të dehur, 46-vjeçari në Fier rreh fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 46-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Fierit pasi ka rrahur dy fëmijët e tij të mitur. Sipas uniformave blu, shtetasi me inicialet K.T., 46 vjeç, në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. T., 46 vjeç, banues në Rërës, Patos, pasi në gjendje të dehur ka keqtrajtuar fëmijët e tij të mitur 15 dhe 13 vjeç”,-njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *