• |
ide | kryesore

Nxirrnin ilegalisht gurë dekorativë nga mali i Tomorrit, procedohen 2 persona

Lajme, Të fundit



Dy persona janë proceduar penalisht pasi nxirrnin në mënyrë të paligjshme gurë dekorativë nga mali i Tomorrit. Të proceduarit janë administratori i një subjekti për përpunimin e këtyre gurëve, si dhe një 40-vjeçar që u kap në flagrancë duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë.

Policia njofton se është bërë sekuestrimi i kamionit dhe ngarkesa e gurëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 



1 Comment

  1. Ah robqirat që ngelën duke e copëtuar atë park natyror. Por si nuk vdes ndonjë prej tyre! Prej atij mali vijnë shumica e burimeve ujore që furnizohet Skrapari dhe Berati! Nëse mali dëmtohet edhe burimet thahen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *