• |
ide | kryesore

INSTAT: Në dhjetor inflacioni më i lartë që nga 2011

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritja e çmimeve në vend ka njohur rritjen më të fortë gjatë muajit dhjetor të vitit 2021.Sipas të dhënave të INSTAT kjo ka bërë që inflacioni të kërcej në nivelin 3.7% nga 3.1% që ishte në muajin nëntor duke rezultuar niveli më i lartë që prej vitit 2011. Inflacioni ka tejkaluar edhe objektivin e vendosur nga Banka e Shqipërisë përsa i përket inflacionit i cili është përcaktuar në 3% fakt ky që mund të detyroj këtë institucion të rishikoj normat e interesit. Banka Qendrore ka theksuar se shtrenjtimi i çmimeve do të stabilizohet në 6 mujorin e dytë të vitit . Sipas INSTAT në dhjetor rritja e çmimeve rezulton se ka qenë 6.8% dhe peshën kryesore e ka mbajtur rritja e çmimeve në transport dhe në ushqime.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *