Banka Botërore parashikon që ekonomia shqiptare të rritet me 3.2% këtë vit, në ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me nivelin prej 3.6% që parashikohet të jetë mbyllur viti 2023.
Vlerësimi ka ardhur në raportin e sapopublikuar të Perspektivës Ekonomike Globale. Edhe për vitin 2025 pritshmëria mbetet e njëjtë, në 3.2%. Në krahasim me raportin e qershorit 2023, si për vitin 2024, ashtu dhe për 2025, vlerësimi është ulur me 0.1 pikë përqindje.
Rritjen më të lartë në 2024 pritet ta ketë Kosova, me 3.9%. Mali i Zi e ka në të njëjtin nivel me ne, në 3.2%. Serbia do të zgjerohet me 3%, Nivelim më të ulët parashikohet ta kenë Bosnjë Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, me përkatësisht 2.8 dhe 2.5%.
Ekonomia globale do të rritet ngadalë në 2024
Banka Botërore parashikon që ekonomia globale në 2024 do të ngadalësohet për të tretin vit radhazi
Ekonomia globale është në rrugën e duhur për të regjistruar gjysmë dekadën e saj më të keqe të rritjes në 30 vjet, sipas Bankës Botërore.
Ekonomia globale parashikohet të ngadalësohet për të tretin vit radhazi në vitin 2024, duke u ulur në 2.4% nga 2.6% në 2023, tha Banka në raportin e saj të fundit.
Ekonomia pritet të rritet pak edhe në 2025, me vetëm 2.7%, megjithëse përshpejtimi gjatë periudhës pesëvjeçare do të mbetet nën normën mesatare prej 3.1 për qind të viteve 2010.
Pavarësisht se perspektiva e një recesioni global është zvogëluar, kryesisht për shkak të fuqisë së ekonomisë amerikane, rritja e tensioneve gjeopolitike do të paraqesë sfida të reja afatshkurtra, tha BB, duke bërë që shumica e ekonomive të rriten më ngadalë në 2024 dhe 2025 sesa në dekadën e mëparshme.
Eurozona pritet të rritet pak më shumë në vitin 2024
Banka Botërore parashikon se eurozona me 20 vende do të rritet me 0.7% këtë vit, një përmirësim modest nga zgjerimi prej 0.4% i vitit të kaluar.
Institucioni financiar ndërkombëtar pret që rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara, vendi që udhëhoqi rrugën në 2023, me një rritje prej 2.5% të ngadalësohet në 1.6% këtë vit pasi normat më të larta të interesit dobësojnë huamarrjen dhe shpenzimet.
Ekonomia e Kinës, e dyta më e madhe në botë, parashikohet të rritet 4.5% këtë vit dhe 4.3% në 2025, duke ulur ndjeshëm nga 5.2% vitin e kaluar. Rritja e ngadaltë e Kinës ka të ngjarë të dëmtojë vendet në zhvillim që furnizojnë tregun kinez me mallra. Këto përfshijnë Afrikën e Jugut që prodhon qymyr dhe Kilin eksportues të bakrit.
Ekonomia e Japonisë pritet të rritet vetëm 0.9%, sa gjysma e ritmit të zgjerimit të saj në vitin 2023.
Keshtu eshte kur ke gjithe ato pasuri natyrore dhe ti grabit Amerike dhe pastaj ske lek dhe merr borche ne Banka Boterore duke u kthyer ne Skllav te tyre. Enver Hoxha ishte gjeni kur thoshte ME FORCAT TONA
Enveri ishte bythqirevgjit, si keta qe jane sot. Keta borxhet i marrin qe te hane kar dhe pica te nusreti.