• |
ide | kryesore

Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2%

Arkiva, Lajme, Të fundit
Banka Botërore



Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 për qind këtë vit.

Në raportin “perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se në Ballkanin Perëndimor do të jetë Serbia shteti me zgjerimin më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto me 5.5 për qind, ndjekur nga Kosova me 3.9 për qind.

Shtetet me rritjen më të pakët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 për qind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit.

Ekonomia në rajonin e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet në 3 përqind në vitin 2024, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale.

Rritja ekonomike për rajonin pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, nga rimëkëmbja graduale në eurozonë, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi. Sipas këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë në 2024 parashikohet të jetë 3.2 për qind.



3 Comments

  1. një tjetër skandal korrupsioni (përveç atij të Gërdecit, rrugës Durrës-Kukës dhe marrëveshjeve me biznesmenin hije nga Bosnja, Damir Fazlliç), dobëson edhe më shumë imazhin e Berishës si njeri kundër korrupsionit dhe shton perceptimin publik se kryeministri, familja e tij dhe rrethi i ngushtë po përdorin pushtetin për tu pasuruar.

    Në fund të janarit 2009 parlamenti shqiptar dhe shtypi nisën të akuzonin qeverinë shqiptare dhe veçanërisht dhëndrin e kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për keqpërdorimin e fondeve të projektit të Bankës Botërore për qëllime personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *