• |
ide | kryesore

Turizmi vijon rritjen: Hyrjet e të huajve në shkurt ishin 55% më shumë

Arkiva, Lajme, Të fundit
turizmit, turizmi



Shkurti ka qartësuar e më tej panoramën pozitive të turizmit që po paralajmërohet gjerësisht nga turoperatorët.

Hyrjet e të huajve shënuan në muajin e dytë të vitit rritje me 55.4 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave.

Sipas publikimit hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Shkurt 2024, janë 981.295. Ky tregues rezulton me një rritje 41,1%, krahasuar me Shkurt 2023. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024, janë 1.002.781, duke shënuar një rritje me 44,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në Shkurt 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 500.756. Ky numër është rritur me 29,8%, krahasuar me Shkurt 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 480.539. Ky numër është rritur me 55,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023” vlerëson INSTAT.

Ndërkohë sa i takon daljeve të shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shkurt 2024 janë 507.095. ”Krahasuar me Shkurt 2023, ky tregues është rritur me 30,1%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shkurt 2024, janë 495.686. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 63,4%” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT në Shkurt 2024 rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 459.700 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 8.147 dhe 2.979 shtetas.

Lidhur me arsyet gjatë shkurt 2024 kanë shënuar rritje hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime personale me 55,4%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 56,9%; për biznes dhe qëllime profesionale me 53,9%.

Sektori i turizmit pritet që të arrijë një tjetër rekord këtë vit që sipas turoperatorëve është e lidhur së pari me një jehonë që vendi e trashëgoi nga viti i shkuar, promovimi intensiv në mediat ndërkombëtare që po vijon edhe këtë vit, rritjes së pjesëmarrjes së tregjeve të organizuara si dhe faktit që jemi ende një destinacion ekonomik. /monitor 



1 Comment

  1. Vertet ka budallenj qe mendojne akoma se do zhvillohet ekonomia shqiptare ne teresi po u rrit turizmi? po kujtoni se me fitimin e atyre 10 dite qe do hane aty turistet, do behet Shqiperia? Maksimumi pronari i hotelit, dhe ata pak kamariere e staf qe do punojne 3 a 4 muaj aty do fitojne….Po nuk ka ekonomi te prodhoje , e te kene punesim ne gjithe territorin …te tjerat jane vec propagande. ka bregdet Italia, Kroacia, Mali i zi, Greqia, Turqia…..e plot te tjera,,,, dhe prape turizmi nuk shkon as 10% e ekonomise se tyre….Kete bregdetin tone po na e shesin sikur eshte flori e do pjelle sterflori.. pika budallenjeve qe u gezohen turisteve,,,qe vijne 10 dite ne vit…. e keta gezohen se po rritet ekonomia. Mbreti eshte lakuriq…po asnje nuk del ne media ta thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *