• |
ide | kryesore

Atentati në Belgjikë/ Bledar Muça u identifikua nga shenjat e gishtave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet belge ende nuk kanë një pistë konkrete për ekzekutimin e shqiptarit Bledar Muça, i njohur nga drejtësia shqiptare si “krahu i djathtë” i fisit Çapja në Elbasan dhe i akuzuar, hetuar e dënuar.

Gazetarja e “ABC” në Bruksel, Erisa Zykaj raportoi se kanë qenë shenjat e gishtave që zbuluan identitetin e shqiptarit.

“Vrasja e Bledar Muçës është pasqyruar nga të gjitha mediat. Ishte me nënshtetësi britanike. Fqinjët kanë deklaruar se dëgjuan disa krisma dhe panë një makinë që të largohej.

Më vonë policia bëri identifikimin e tij, gjeti edhe një pasaportë bullgare. Shkuan më tutje dhe përmes shenjave të gishtave u zbulua se ishte Bledar Muça. Më pas mediat zbuluan se Muça i përkiste një grupi kriminal në Shqipëri” tha ajo.

Ende nuk ka një pistë konkrete, por ajo që dihet është fakti që autorët ishin profesionistë. “Deri tani kemi marrë deklaratat e policisë, që thonë se po bëjmë hetimet tona, por nuk mund të themi nëse bëhet fjalë për një rrjet trafiku dhe se vrasja është bërë për trafikun e drogës.

E vetmja gjë që thuhet me kompetencë është se kjo vrasje ishte e bërë në mënyrë profesionale nisur nga goditjet që pati viktima. Sipas tyre bëhet fjalë për një larje hesapesh, por nuk mund të precizohet se bëhet fjalë për trafikun e drogës”.

Në verën e vitit 2016 Muça u arrestua dhe u dënua me 2 vite burg në Shqipëri pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *