• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ Shënohen 1341 qytetarë të infektuar, 3 humbje jete

-Instant, Lajme, Të fundit


Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë njoftimin mbi situatën epidemiologjike në vend. Sipas përditësimit, këtë të shtunë janë regjistruar 1341 qytetarë të infektuar nga 5043 testime të kryera. Gjithsej janë 21,389 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 68 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 73 vjeç, një qytetar nga Tirana 90 vjeç.

Janë shëruar 2163 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 232,356 që nga fillimi i epidemisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *