• |
ide | kryesore

Arrestohet “akrepi i natës”, 33-vjeçari ishte autor i 12 grabitjeve

-Instant, Lajme, Të fundit


Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet A.Xh., ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet si autor i 12 vjedhjeve në biznese të ndryshme. Policia bën me dije se gjatë orëve të vona të natës 33-vjeçari merrte para, laptopë, biçikleta dhe pajisje të ndryshme në banesa dhe lokale dhe pastaj ia shiste 59-vjeçarit me iniciale L.SH. Për pasojë ky i fundit është vënë nën hetim në gjendje të lirë për veprën penale ale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se A. Xh. është autor i 12 rasteve të vjedhjeve të ndryshme. Gjatë operacionit të policisë të koduar “Akrepi i natës” janë sekuestruar tre aparate celulare, tre laptopë, tre biçikleta, një aparat fotografik, një palë syze dhe sende të tjera që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *