• |
ide | kryesore

Propozohet kandidati i PD për Bashkinë e Dibrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Strukturat e PD kanë propozuar si kandidat për Bashkinë e Dibrës, për zgjedhjet e 6 marsit, Luan Hakën. Me këtë propozim plotësohet edhe gjashtëshja e kandidatëve të PD për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Anëtarët e Partisë Demokratike në Durrës i kanë propozuar kryesisë së PD që përfaqësuesi i tyre për bashkinë e Durrësit të jetë Luan Hoti. Edhe pse demokratët patën nisur negociatat që të kishin 1 kandidaturë të vetme, me primaret e komisionit të rithemelimit, PD zyrtare u detyrua që dilnin me kandidatin e tyre.

Demokratët e Rrogozhinës kërkojnë që në Bashkinë e tyre kandidati të jetë kryetari i kësaj dege Ferdinant Saraçi. Në Shkodër është propozuar Xhemal Bushati, teksa për bashkinë e Vorës është propozuar Ymer Marku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *