• |
ide | kryesore

Arrestohet në Vlorë pjesëtari i grupit të Habilajve, i dënuar me 4 vite burg

-Instant, Lajme, Të fundit


Si rezultat e një kontrolli blic, forcat Shqiponja kanë arrestuar në Vlorë pjesëtarin e grupit të Habilajve, Reshat Radhima. Radhima është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga gjykata e Posaçme e Apelit për kultivim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

“Është kapur dhe ndaluar shtetasi Reshat Radhima, 56 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë e ka dënuar me  4 vjet e 2  muaj e 4 ditë burgim,  për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i struktuaruar kriminal”, njofton Policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *