• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Pa energji elektrike 30% e fshatrave në bashkinë e Devollit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i keq ka sjellë disa problematika në qarkun e Korçës. Duke iu referuar të dhënave nga autoritetet lokale, gazetarja Lorena Kodra raportoi se pa energji elektrike vijojnë të ngelen 30% e fshatrave në Bashkinë Devoll.

Në Bashkinë Korçë vijon të mbetet i bllokuar fshati Panarit në zonën e Mashkullorës ku ka mbi 2 m borë ndërkohë që është vështirë të ndërhyhet.

Në Bashkinë Pogradec vijon të ketë vështirësi me qarkullimin në 5 fshatra të njësisë Dardhas, Trebinjë, Proptisht, Velçan dhe Çërravë kalimi duhet të kryhet vetëm me zinxhirë ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve të Velçanit dhe Çervenakës. Aktualisht nuk ka probleme me energjinë elektrike në Pogradec.

Në Bashkinë Maliq vijon puna për hapjen e rrugëve deri në këto momente janë hapur rrugët e fshatrave të Njësisë Moglicë ku të bllokuara ishin Gjinikas, Osojë dhe Dushar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *