• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë një person në Devoll

Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Bilisht-Kapshticë, ka të plagosur



Një i moshuar është gjetur i pajetë mbrëmë në një pus me ujë në Devoll. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. Ll. 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Eçmenik, në një pus me ujë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi N. Ll., 83 vjeç, banues në fshatin Eçmenik. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e sotme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *