• |
ide | kryesore

Rrëshqiti aksidentalisht në ujë, gjendet trupi i pajetë i të moshuarit në lumin Buna

Lajme, Të fundit
Kamëz, Korçë



Policia e Shkodrës ka gjetur trupin e pajetë të një 77-vjeçari në bregun e lumit Buna. Dyshohet se viktima ka rrëshqitur në lumë teksa po hidhte mbeturinat.

‘Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje’, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *