• |
ide | kryesore

Konsumoi kërpudha, 41-vjeçarja në Devoll përfundon në gjendje të rëndë në spital

Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçare në Devoll pas konsumimit të kërpudhave ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Shkak i shtrimit të saj në spital sipas mjekëve është helmimi nga kërpudhat. Gruaja është helmuar mbrëmjen e djeshme, ku pas gjendjes së rënduar është dërguar menjëherë në spitalin e Bilishtit për ndihmë mjekësore dhe më pas në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas dëshmisë së familjarëve gruaja ka ngrënë kërpudha dhe ato janë bërë shkak i helmimit. Policia ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme procedurale lidhur me rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *