• |
ide | kryesore

5 pikëpyetje mbi Rusi – Ukrainë/ A jemi vërtet në prag të luftës

-Instant, Arkiva, F1, Kryesore, Lajme, Planet



Është koha e marrjes së vendimeve. Por kriza e Ukrainës karakterizohet nga pasiguri të thella dhe shqetësuese. Dy protagonistë janë në skenë: Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

1. Pse ky përshpejtim i situatës?

Orët e fundit, qeveria amerikane e ka bindur veten se Putin është vërtet i gatshëm të sulmojë Ukrainën. Shtëpia e Bardhë mund të mbështetet në dy burime informacioni: pamjet satelitore dhe raportet e inteligjencës në terren (CIA dhe inteligjenca ushtarake). Imazhet konsiderohen të paqarta: Moska po vazhdon të grumbullojë jo vetëm ushtarë, por edhe raketa, avionë dhe helikopterë. Sipas Pentagonit, forcat ruse janë tani në një pozicion për të goditur në disa fronte. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, ishte i pavendosur kur tha se edhe “bombardimi i Kievit nuk mund të përjashtohet”.

2. A ka ndonjë mënyrë për të ndaluar Putinin në nivel ushtarak?

Në 15-20 vitet e fundit, “putinologët” më të mirë amerikanë, nga gjenerali McMaster tek Fiona Hill, janë fokusuar në të ashtuquajturën “luftë e gjeneratës së re të Rusisë”. Kjo do të thotë: sulme kibernetike, fushata dezinformuese në rrjetet sociale, financim i partive populiste apo destabilizuese perëndimore e kështu me radhë. Kremlini i ka kufizuar në minimum ofensivat reale ushtarake, shpesh duke u përzier me milicitë lokale, siç ndodhi në vitin 2014, në Krime dhe në Donbas.

Por tani Moska po lëviz ushtrinë me logjikën e shekullit të XX. Një ndryshim i papritur i logjikës së Uashingtonit. Gjeneralëve amerikanë dhe komanda e NATO-s duhej të studionin një strategji tjetër. Nga pikëpamja ushtarake, rruga që duhet të zgjidhnin ishte në njëfarë kuptimi e detyrueshme: më shumë ushtarë, më shumë automjete, “më shumë prani fizike” në krahun e Evropës Lindore. Por objektivisht, ky skenar i NATO-s nuk duket një pengesë e mjaftueshme për të dekurajuar pushtimin rus.

3. Cila është përllogaritja politike e Putinit?

Sipas amerikanëve, pengesa e vërtetë mund të jetë vetëm ekonomike. Shtëpia e Bardhë është ende duke i bindur aleatët e saj evropianë që të godasin eksportet e gazit rus në rast të një pushtimi. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonë se janë plotësisht në një linjë. Megjithatë, shumë mendojnë se nuk është kështu. Midis tyre janë sigurisht rusët.

Prandaj llogaritja politike e Putinit për disa vende, si Gjermania dhe Italia, nuk do të ishin në gjendje t’i bënin ballë një “blackout” të energjisë ruse. Lideri i Kremlinit beson se mund ta mbajë tensionin lart derisa të arrihet një marrëveshje për një formë neutraliteti, të “finlandizimit” të Ukrainës.

Ose do të zgjedhë “zgjidhjen ushtarake”, ndoshta me goditje të kufizuara, apo bllokada detare, duke menduar se përplasjet e sotme në frontin perëndimor mund të zgjerohen nesër, kur sanksionet duhet të vendosen efektivisht. Është një operacion shumë i rrezikshëm, por jo aq i pamatur dhe pa logjikë sa do të ishte pushtimi total i Ukrainës.

4. Po llogaritë Bidenit?

Një gjë është e sigurt: presidenti amerikan nuk kërkoi një konfrontim me rusët. Axhenda e tij ishte ndryshe. Biden është i bindur se kriza e Ukrainës është e mbushur me rreziqe edhe sa i takon politikës së brendshme. Arsyeja është shumë e thjeshtë.

Nëse Putini del në bllof ose përfundimisht arrin në një marrëveshje, shumë do të kërkojnë merita. Por nëse lideri rus sulmon dhe paralizon gjysmën e Perëndimit, atëherë të gjithë do të vënë në pikëpyetje përgjegjësitë apo “dobësinë” e Bidenit.

Në fillim të vitit 2021, administrata amerikane mendoi se mund të “stabilizonte” marrëdhëniet me Kremlinin, duke ofruar bashkëpunim për terrorizmin dhe një plan gradual çarmatimi.
Sot ajo është e detyruar, pavarësisht vetes, të përditësojë linjën politike, duke u përgatitur për një përballje me Moskën si në vitet 1960. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron të gjendet e papërgatitur në asnjë nivel. Kjo është arsyeja pse, ndër të tjera SHBA po u bën thirrje qytetarëve amerikanë të largohen nga Kievi. Ata nuk duan të përsëriten skenat katastrofike dhe poshtëruese të panikut të parë në Kabul gushtin e kaluar.

5. Cili është roli i Kinës?

Këshilltarët e Biden shpesh përsërisin: “Shtetet e Bashkuara nuk e kanë luksin të jenë në gjendje të fokusohen vetëm në një zonë të botës”. Në Uashington ata konsiderojnë se boshti midis Putinit dhe Xi Jinping është një “kontigjent”. Departamenti i Shtetit teorizon se të dy vendet kanë interesa shumë të ndryshme ekonomike dhe strategjike për të qenë në gjendje të krijojnë një koalicion të vërtetë anti-perëndimor.

Megjithatë, ka edhe sinjale të përziera dhe prej disa vitesh. Stërvitja e parë e përbashkët ushtarake mes Kinës dhe Rusisë daton në vitin 2017, në Detin Baltik. Në krizën ukrainase, Pekini po e mbështet Moskën në të gjitha drejtimet.

Në Uashington tashmë është e qartë për të gjithë se lojë është e dyfishtë. Zëvendës Sekretarja e Jashtme Wendy Shelman e tha në mënyrë eksplicite: “nëse i japim Putinit dritën jeshile, ne po ia dorëzojmë edhe Tajvanin, Xi Jinping”.

©Marrë nga Corriere, përshtati në shqip LAPSI.al



12 Comments

  1. TE MENCURIT KUPTOJN SHPEJT DHE PERSHTATEN .NESE DUAN PAQE .PAQA E VERTET I NXJERR TE NDERUAR TE GJITH NUK I THYHET KRENARIJA ASKUJT.KURSE INTERESI I NXJERR TE HUMBUR TE GJITH ARSYEJA 1 EGOJA(CYTJET E DJALLIT) DHE KONKURENCA thotë:

    DY JAN RRUGET E SHVILLIMIT NJERZOR .1 PERMES MBESHTETJES TEK VETJA EGOJA DUKE QEN SE NJERIU ESHTE I PADITUR DOBET SJELL DOBESIN E TIJE NE ZHVILLIM PADREJTESIN ANTIVLERAT.QE KARAKTERIZOHEN NGA STRESI DEPRESIONI URREJTJA PERPLASJA SHKATRRIMI DHE RRUGA DYTE.ESHTE MBESHTETJA TEK ZOTI TIJE.VLERAT ULLZIMI HYJNORE SI VULA ZGJILLJEVE.SI NATYRALITET HYJNORE TE GJITH VIM NGA I NJEJTI BURIM KRIJIMI SISTEM FUNKSIONI DHE ULLZIMI.TE GJITH DUAM TE DREJTEN HAKUN DHE SPRANOJM PADREJTESI TE NA BEHET.NDRYSHOJM TEK ANGAZHIMI DIKUSH TEK E MIRA DHE DIKUSH TEK E KEQADHE KJO ESHTE PIKA QE FILLOJN KONTRADITAT PERPLASJET NJERZORE.M BETET QE SEJCILI TE SHIKOJN POZICIONIN E TIJE.ne lillje me PERGJEGJSIT.KUPTIMIN DHE PERSHTATJEN ME TE DREJTEN PER TE MBAJTUR NE FUNKSION BURIMET E DOBIVE TE CILAT JAN BAZA JETES NE TOK.KA NJEREZ QE TJERVE JU BEJN PADREJTESI POR TU BEHET NUK PRANOJNE.NDERKOHE QE I MALLI ZOT ME KRIJIM DHE ULLEZIM.E NDESHKON PASUESIT E SAJ POR QE ASNJERI NUK DON TE NDESHKOHET.LIND PYETJA SI KA MUNDESI QE NJERIU ME SHPRIRT DON VETEN DHE ME GJYMTYR PO E SHKATRRON ATE PERGJIGJA ESHTE KJO U KA HUMBUR NGA MEKATET QE VEPROJNE NDJESHMERIJA PER MIRE JU KA VDEK ZEMRA PERPARa se te vdes ne ralitet DHE ZEMRA GJALLEROHET. VETEM ME NDRYSHIM ANGAZHIM NE MENDIME FJALE DHE VEPRA TE MIRA SI THOT I MALLI ZOT.VERTET PADREJTESIJA.PO PREK FUNDIN E VET DHE NJERZIT PO SHOHIN NDESHKIMIN HYJNORE ATE QE SE DESHIROJN .POR DIKUSH DUHET TUA SHPJEGOJNE KETYRE ULLHEQESEVE NDIKUES PER RALITETIN KU NDOLLEMI AFER NDESHKIMIT HYJNORE.SA LARG DHE AFER SHPETIMIT JEMI JEMI SHUM LARG MBASI FLASIM NE EMER TE VERTETES DHE VEPROJM NE EMER TE INTERESIT.I CILI SHKAKTON PADREJTESI VETEVE TANA DHE KY QUHET VETMASHTRIM VETSHKATRRIM DHE NDOLLEMI KREJT AFER NESE FRENOJM EGON TON DUKE U LARGU NGA PADREJTESIT E KEQA DHE DUKE I SHERBYER TE MIRES PERMES TE VERTETES VLERAVE SEPSE NE MEZIN NJERZOR MENJEHER SJELL QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM

  2. POLITIKA INTERRESIT SI STRATEGJI DHE GJEOSTRATEGJI INTERRESI PER PASUESIT TE CILET USHTROJN KONTROLLMBI GJITHA GJALLESAT I NGJAN SHOFERIT PA PATENT QE SNJEH PROFESIONIN DHE SHKATRRON MJETIN E TIJE NGA PADITURIJA thotë:

    Politikanet kan nevoj per optimizem psikologjik kurse boten e rregullon vetem Krijuesi Vet dhe pasuesit e Ullzimit Tije.politikat dhe pasuesit e tyre kan deshtuar faktet jan ne zhvillim. Kush don veten ne ralitet .vlerson ralitetin dhe pranon ralitetin si funksionojn zgjilljet

    1. Putini do sulmonte sot Ukrainen po u tremb nga bideja edhe amerika e madhe edhe iku me vrap (TM spartak mavri ngjela) thotë:

      Po Krimene kur do ja merrni Putinit mo apo ja late ta mbaje ashtu sic i takon?
      Po Donjetskin edhe Luganskin pse nuk po i cliron Ukraine, cka cfare e pengon?
      Po Nord Stream 2 kur do e mbyllni mo? Apo se mbyllni dot se ngrin evropa nga te ftohtet edhe falimenton ekonomija?
      Po ndonje lek do i japi ukraines amerika e madhe mo, te ushqeje miletin edhe te bleje gaz? Apo populli eshte cja q* nenen le te vdese te fitoje Bideni Zelenski Proshenoja edhe Sorrosi.
      Per keto qe besoni tu thuash bageti eshte gjynah per, delet se ju jeni bageti me makine edhe celular.

  3. U harrua lufta u zevndesua me seks.
    Shkoni dhe beni ca filma me superheronj qe vrasin nga 100-200 menjehere.
    Talebanet e afganistanit qe ishin 1500 vete u habiten qe amerikanet iken pa lufte dhe pa gje.
    Iken dhe iken pa asnje lufte apo mareveshje.
    U lodhen kot ,ja qe pushtetin e dhane amerikanet qyl fare.
    Iken dhe iken kudo iken.

    1. Kush ti ka thene ty qe iken pa lufte Amerikanet? Kam qene vete ne Afganistan dhe bene lufte por lufte te padrejte ku per tre taliban me mal therrisnin Avionin ushtarak te vinte dhe tu hidhte Bomben. Lufte te vertete nuk bejne dot Amerikanet se jane frikacak dhe nuk kane bere ndonjehere. Ja dhe ne Vietnam civila Vrisnin ju hidhnin lenden helmuese portokalli fshatrave por me Vietkonget sua mbante bytha por dhisnin gjak

  4. Nazizmi lindi mbi bazat e nacional-socializmit gjerman.
    Idetë socialiste, ndonëse propogandojnë solidaritetin internacionalist, ngaqë si parim kanë revolucionet e dhunëshme, çojnë ujë në luftërat e përgjakëshme.
    Konflikti ruso-ukrainas, më shumë se për motive nacionaliste të Putinit, si untergrund ka mvartësinë e Europës nga gazi i Gazpromit rus.
    Gazpromi rus, në marëveshje me Gjermaninë ndërtoi gazsjellësin e Balltikut për të neutralizuar gazzsjellësin që kalon në Bjellorusi , Ukrainë për të funizuar Europën
    Mjafton të përmendim faktin se ish kancelari social-demokrat gjerman Shroëder , pasi la detyrën e kancelarit u punësua në këtë kompani ruse, për të kuptuar se sa e koklavitur është situata e Europës në mardhënie me Rusinë.
    Aktualisht Gjermania ka përsëri një kancelar social demokrat, që ndonëse në retorikë paraqitet si një mbështetës i flaktë i interesave politike të NATO-s, hesht kur pyetet se çfarë do të bëhet me gazsjellësin e ri të Balltikut.
    Ndërkaq , edhe Italia që shquhet për prorusizmin e saj majtist, po e zhvlerëson edhe gazsjellësin TAP që vjen nga Azerbaxhani duke kaluar nga Shqipëria nëpër Adriatik për të shkuar në brigjet e saj.
    Dëgjva para disa ditësh se majtistët italianë nën pretekstin e ambientalizmit e dëmtimit të bregut detar në Adriatik, kërkojnë mbylljen e TAP duke pretenduar se furnizimin me gazin rus mund ta marin nga veriu..
    Nuk është pra SHBA pika e dobët e këtij konflikti se asaj i intereson një Europë e bashkuar e konsoliduar në aleancën euroatlantike.
    Fatkeqësisht është bërë BE një stan me lepuj ku prioritete politike janë interesa të ndrysme nacionale, ku e majta dhe e djathta ekstreme, i ka sytë nga fqinji verior rus, duke haruar se popujt europianë shpëtimin e patën në Luftën e dytë botërore, nga ndërhyrja e SHBA

    1. Ashtu sic ne donim mos shtypeshin Shqiptaret nga Serbet ne Kosove po Ashtu Putin nuk do shtypjen e popullsise Ruse ne Ukraine. Rusi nuk po i vete ne kufij Amerikes se te vinte ne Meksike dhe Kanada dhe shikoje si do cmendeshin Amerikanet. Ne e pame me krizen e Kubes sesi Amerikanet vune te paret raketat bertjamore ne Turqi dhe Sovjetiket i Vune ne Kube dhe Amerikanet u cmenden. Pas njefar kohe u terhoqen nga Turqia dhe Sovjetiket nga Kuba. Tani iku fuqia Amerikane nuk ka me te jesh i pervecem

    2. Te jesh kaq idiot dhe trushplar sa ti eshte e paimagjinueshme por keto ndodhin kur je kurva e sorrosit. BASHKIMI SOVJETIK ISHTE SHKAKU QE NAZIZMI U MUND DHE USHTRIA. KUQE SOVJETIKE BERI HISTORI. Amerikanet i jepnin Leke Nazisteve dhe Familja Bush ishte mike e Hitlerit por kur e pane qe Sovjetiket po fitonin atehere u hodhen ne lufte me krahun fitues. Ameriqente dhe ne luften e pare Boterore ne vitin e fundit moren pjese pasi u siguruan se ne cilen ane do anonte fitorja. Amerikanet nuk jane per lufte por per krime

  5. Por atë që nuk duhet t’i pranojnë demokratët për këto 22 vjet Sali Berishës, është pikërisht se falë tij, Durrësi ka 22 vjet që qeveriset nga socialistët. Ky është rekordi më i zi i Sali Berishës në politikë, pasi falë tij, qytetarët durrsakë, në shumicë të djathtë, kanë pranuar të votojnë socialistët dhe jo atë.

  6. Ne jemi popull i pagdhendur. Shumica jonë është e paditur prandaj edhe pyet: A mundet që themeluesi i “shtëpisë së lirisë” të shpallet nga institucionet ndërkombëtare të shtypit si “armik i shtypit të lirë”, nga qeveria amerikane si “minues i demokracisë” dhe nga shtypi perëndimor si “ordiner i rrezikshëm” dhe drejtues i “një regjimi gangsterësh”?! A mund dhe a duhet të ndodhë që në një “shtëpi lirie” të rrihen deputetë, gazetarë dhe ish-të përndjekur politikë nga diktatura që kishte ndërtuar “shtëpinë me gjethe”, apo të rrihen, burgosen dhe vriten gazetarë e opozitarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *