• |
ide | kryesore

Emerohet kreu i Forcës së Posaçme Operacionale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka firmosur sot emrin e Oltion Bistrit në pozicionin e drejtorit të Forcës së Posaçme Operacionale.

Oltion Bistri ka qene shef i Komisariatit Nr.2 në Tiranë, në korrik 2021 u emërua drejtor policie në Durrës. Bëhej fjalë për lëvizjet e detyruara që bëri Rama e Çuçi pas masakrës në plazhin e Velipojës. Drejtuesve të rinj iu la afat 100 ditë për të treguar veten. Më pas ndodhi vrasja e oficerit të policisë në Lezhë.

Me largimin e Ardi Veliut nga Policia e Shtetit u bënë edhe lëvizje të tjera. Oltion Bistri ikën nga Durrësi për t’u emëruar drejtor policie në Lezhë. Pas rreth 3 muajsh largohet sërish për t’u emëruar në vend të Bujar Ahmetit te Forca e Posaçme Operacionale.

©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *