• |
ide | kryesore

Ahmetaj nuk flet për udhëtimet me Mirel Mërtirin e inceneratorëve: Është jeta ime private

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ka pranuar të japë detaje në lidhje me lidhjet e tij me pronarët e inceneratorëve të Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, etj. Në komisionin hetimor parlamentar ai u pyet për kompaninë “Hermes” dhe lidhjet me këta persona. Ahmetaj tha se disa i njeh, disa jo, por nuk ka pasur kontakte pune.

“Asnjë kontakt pune. The shumë emra. Disa emra as nuk i njoh. Asnjë kontakt pune” – tha Ahmetaj.

Kryetarja Jorida Tabaku e pyeti edhe për udhëtimet që mund të ketë pasur me këta persona.

“Unë kam bërë shumë udhëtime me miq e shokë. Objekt i këtij komisioni janë procedurat. Duhet të flas për ata që nuk njoh dhe jo ata që njoh. Unë kam një jetë që udhëtoj brenda dhe jashtë vendit me shumë miq. Juve doni të shuani kuriozitetin e jetës sime private?

(Ndërhyn Tabaku: E lidh me pronarët përfitues).

Ahmetaj: Keni dalë nga objekti dhe keni dalë nga kuadri dhe ju lutem më pyesni për procedurat” – ishte debati në komision. Ahmetaj është përfolur edhe për një aksident në Maqedoninë e Veriut ku sipas Partisë Demokratike në makinë me Ahmetajn kanë qenë edhe Artan Gjokaj dhe Mirel Mërtiri, bashkëjetuesi i Stela Gugallias të inceneratorit të Elbasanit dhe që sot janë në kërkim nga prokuroria. 

REPLIKAT

Tabaku: Ju kujtohet “Hermes Communication”. Ne kete kompani kishit njohje me Mirel Mertirin, Klodian Zoton, Stela Gugallja, Loran Dushaj, Ariola Kodra.

Ahmetaj: Ne dijenine time asnje kontakt edhe me ate qe mund ti njoh si emra.

Tabaku: Keni udhetuar ndonjeher me zoterinjte Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Ahmetaj: Kam bere udhetime pa fund me shume miq dhe hsume shoke. Me vjen keq, por ky nuk este objekt i ketij komiisoni. Objekt i ketij komisioni eshte procedurat. Pyetjet tuaja duhet te jene ke nuk njeh. Njoh 95% te biznesit shqiptar. Kam qe 21 vjec… Loran tek “CH”, duhet ta kem ekstraktin.

Tabaku: Keni udhetuar ndonjehere me keta persona?

Ahmetaj: Kam udhetuar me shuem miq. Por ky nuk eshte object I komisionit. Nese ju doni te shuani kuriozitetin ne jeten time private.

Tabaku: E lidh me ceshtjen e ligjit pronareve perfitues.

Ahmetaj: Nje ligj qe e kam bere une kur isha Minister Finance.

Ahmetaj: Nuk e kam as gjak dhe as lidhje familjare dhe as lidhje krushqie , as partner biznesi , as kemi qenë ndonjëherë në të njëjtën punë. Zoton e kam të njohur në distancë…Unë nuk kam as lidhje gjaku, asnjë lloj lidhje, në respekt pranova të përgjigjesha, por pyetja është jashtë objektit të Komisionit. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Po per mamin dhe motrat qe I ke patur kurva te dalluara ne Gjirokaster ke dijeni ??? Po per babin ( per ate te vertetin po flasim, jo per ate me letra) e njeh ?? Babi eshte ish-oficer nga Tepelena ! Nga sa kemi informacion, sot si pensionist ( babi I vertete ) shet qumesht me mushka.

    1. I lutemi zotit 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻Te beje dicka per popullin Shqipetar!!! thotë:

      BASTARD eshte pak per ju !!!!

  2. Edhe sajo keshtu krekosej, nenqeshte, po ne fund ja nisi te qarave ne cdo vend deri sa shkoi atije ku e meritoi. Krekosu morracak edhe per pak se shoqeri sajos ke per ti bere ti edhe shume te tjere shok partije me ty

  3. Ky eshte futyra e fytyre kalbesires qe udheheqin vendin!!!!!Bastard kalbesira e madhe me Madamen qe drejton kurvat e oborrit Kodoshe te pa ngopur femra histerike si Balluku me fytyre te patinuar dhe e veshur me kostume Armani !!Kjo eshte fytyra e ketij shteti qe e kane rreckosur deri ne rrenje!!!!Pty…fare bastardesh dhe bastardesh!!!! HIENA!!!

  4. Si more zuzar te vjedhesh parate e taksapaguesve na qenka jet private. Nje zyrtar i korrupruar qe shperdoron parat publike na paska jete private.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *