• |
ide | kryesore

Eduart Grishaj: Donaldi nuk e pranoi humbjen

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar edhe rreth debatit që pësoi shpallja e balerinit, Ilir Shaqirit, si fitues i programit.

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, tema kryesore e ditëve të fundit ishte hatër mbetja e aktorit Donald Veshaj, për humbjen që pësoi.

Gjatë intervistës, Grishaj u shpreh se janë mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë se si të pranojnë humbjen.

Ai gjithashtu thotë se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm njëri do ta fitonte çmimin e madh.

“Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë ‘Big Brother’ tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.”, është shprehur Grishaj.

Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale, teksa tregonte se java e fundit e finales ka qenë shumë e fortë.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.



8 Comments

  1. Jane numeruar 400 ije vota per fituesin, pra plot 400 mije euro vetem per Ilirin. shto ketu dhe 400 mije per Donaldin(edhe pse jam i sigurte qe jane me shume por meqe Iliri ishte i parapercaktuar, po e llogarisim sikur Donaldi ka pothuajse te njejtin total votash pra 400 000)shto dhe nja 300 mije per ato dy goxat e tjera, gjithsej 1.1 milion euro fitoi top channel vetem naten e fundit. shumezoje te pakten me 10 apo 15, i bie te kete fituar deri ne 16 milion euro vetem nga televotimet. Nga kush?Nga populli i varfer. Te pakten po te respektohej deshira e popullit, do ishte gjysme e se keqes, por te te rrjep per 4 muaj me televotime te fiksuara, te te marri kohen e cmuar, dhe ne fund tallet jo vetem me VIPat qe i perdori por edhe me votuesit qe harxhuan gjithe ato leke, kjo eshte e tmerrshme. Televizion i ndyre, media te ndyra, qe edhe nepermjet emisioneve te degjeneruar si Perputhen dhe Big brother, arrijne te marrin kohen dhe leket tona. Donaldit dhe romeos bravo i qofte qe treguan burreri, ia refuzuan emisionin qe do benin en TCH, i bojkotuan teresisht. Bile edhe ato 10 000 euro si finalist mos t;ia marri fare, ose t’ia marri dhe ti jap per bamiresi

    1. E thashe 16 milion ,por duke pare qe per 4 personat qe ishi ne finale votuan 1.1 milion njerez, po kur ne fillim kane qene nga 16-20 persona ne televotim, sa here me shume i bie qe kane votuar, pra ndoshta shqiptaret e varfer kane harxhuar deri ne 50 milion euro per nje emision te ndyre si Big brother. Mos te llogarisim edhe sa miliona euro te tjere ka fituar TCH nga sponsoret dhe nepermjet klikimeve. Normal pastaj qe rroga e Arbanes shkon 8 mije euro ne muaj (para Big brotherit se tani me siguri i eshet dyfishuar). nderkohe qe populli i varfer largohet cdo dite e me shume

      1. E kuptoj qe qenke shume i zgjuar dhe i beke llogaritjet sakte se sa ka fituar televizioni nga televotimet, por mos merr persiper te fyesh sidomos popullin i cili po si ti e kupton kete gje por me deshire e konshience secili ka harxhuar aq leke dhe askush s’ua mori me zor.
        Nuk e kuptoj pse merr me mend qe Donaldi paska marre me shume vota, apo se te pelqente ty?!
        Mua psh me ka pelqyer te fitonte Iliri dhe c’eshte e verteta nuk kam votuar.
        Mos u bej paragjykues sepse kur vjen ne ate pike qe duhet te zgjedhesh 1 mes 2 te barabarteve kuptohet qe jo domosdoshmerisht do kete 100% objektivizem.
        Por, mendoj qe ne kete rast do kete pasur sepse une mendoj qe ata qe kane dashur te fitoje Donaldi kane votuar 100% te gjithe pa perjashtim sepse shikoj qe ky ka qene preference me shume e te rinjve qe rrijne gjithe kohes me telefon ne dore dhe nga natyra te rinjte jane me te papermbajtur dhe reagojne me shpejt, dhe si deduksion i bi qe kane votuar te gjithe te rinjte kurse,
        ne rastin e Ilirit qe ka qene preference e shtreses intelektuale shoqerore, personave me klas, me kembe ne toke apo edhe te pjekur dhe ne moshe , jo te gjithe keta te fundit kane votuar. Keshtuqe Iliri e mundi Donaldin pa votat e te gjithe simpatizanteve por dhe aq sa mori i bi qe kane qene me shume, perderisa u shpall fitues.
        Big Brother ishte nje show qe nuk pati asnje impakt negativ ne zhvillimin e shoqerise. Te gjithe e pane dhe kaluan kohen me kenaqesi.
        Kurse, Perputhen, duhet te nderpritet menjehere si emision sepse na ben te ndihemi shume keq per nivelin e ulet dhe te pacipe qe ka rinia shqiptare dhe duke e shfaq ne ekrane merret si nje gje normale dhe e pranueshme dhe kjo eshte regres sepse edhe brezi pak me i vogel qe i sheh, rritet me ato modele si shembelltyra normale te sjelljes se atyre figurave ne te ardhmen dhe vaj medet me cfare mentaliteti dhe sjellje po rritet rinia ne shqiperi qe nuk e gjen askund tjeter ne boten perendimore.
        Media ka shume impakt ne mentalitetin e nje populli per mire apo per keq. Por me cfare shoh mediat ne shqiperi po e lene shume mbrapa kete popull duke dhene emisione bazike te aktualitetit apo telenovela turke apo latine me tema alla kanunesh. Pa permendur ketu edhe diskutimet skandaloze te emisioni i Eni Cobanit.
        Mund te kete me shume per te permendur por une nuk shoh shqip se “me hapet barku”.

  2. Une i besoj TCH dhe votimit te organizuar prej tyre. Ne te kundert nuk do ta ndiqja spektaktin shume te bukur te nates finale. Te gjithe dolen te fituar dhe merite te vecant ka produksioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *