• |
ide | kryesore

Diversioni i Veliajt në Komisionin për Inceneratorët: Kryebashkiaku i PD pro inceneratorit (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Komisionin Hetimor për inceneratorët ku i thirrur sot është Erion Veliaj, ky i fundit u kap ngushtë nga Jorida Tabaku nëse kishte marrë vendim për monopolizimin e dherave të Tiranës me apo pa vendim të Këshillit Bashkiak.

Lexo më tej: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit 

Në këtë situatë Veliaj zgjodhi të bëjë diversion në disa forma. Që nga akuzat për “histeri”, “mavri”, deri tek nxjerrja e një shkrese të një kryebashkiaku demokrat që tregonte dakordësi për marrëveshjen me privatin për plehrat, sikur debati lidhej me numërimin e atyre që janë “Pro” apo “Kundër” inceneratorëve dhe jo nëse është abuzuar masivisht me dhjetra milionë euro në këtë koncesion.

“Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës”. Kështu deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku po dëshmon. Sipas tij, ish-Kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja, i zgjedhur nga PD, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim.

“Ai shkon edhe më tej, ku jo vetëm jep pëlqimin, por shpreh gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë dhe paguar çdo kosto me qëllim realizimin e kësaj kontrate”, tha Veliaj, duke lexuar më tej shkresën. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *