• |
ide | kryesore

Inspektimi financiar për inceneratorin e Elbasanit, del dokumenti në komision, Agaçi: Nuk kam dijeni!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Engjëll Agaci vijon dëshminë e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryetarja Jorida Tabaku i ka treguar dokumentin e një inspektimi financiar për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin ai tha se nuk kishte dijeni. Pas kësaj ka ndërhyrë ish-ministrja e Financave, Anila Denaj.

Më poshtë pjese nga debati në komision

Jorida Tabaku: A keni dijeni ju për këtë inspektim financiar për Inceneratorin e Elbasait?

Ëngjëll Agaçi: Pasi e pashë këtë vendim, shpresoj që memoria të mos më gënjejë por në dijeninë time jo

Jorida Tabaku: Është hera e parë që e shikoni? Konsiderohet këtu që flasim për korrupsion dhe vepra të rënda. Sekretari i përgjithshëm i qeverisë ndjek shqyrtimin dhe procesin e vendimmarrjes së këshillit të ministrave. Kjo është e sanksionuar.

Jorida Tabaku: Ju nuk keni pasur dijeni që një inspektim financiar?

Anila Denaj: Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit. Aty do shikoni që ka elementë për të cilët duam të diskutojmë. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon indipendencën e një trupe.

Jorida Tabaku: Edhe unë i bashkohem thirrjes suaj. Vendosni raportin financiar. E kemi kërkuar por qeveria nuk e ka sjellë.

©LAPSI.al



1 Comment

  1. Ambasadori Rajerson në fushatën elektorale të Marsit 1992, u pozicionua hapur në krah të Berishës, në cdo miting, thirrje dhe fjalim ai ishte krah tij. Duke ju bërë thirrje shqiptarve që mos të votonin Partinë Socialiste të kryesuar nga Fatos Nano por të shkëputeshin nga e kaluara dhe të votonin Sali Berishën dhe partinë e tij. Kjo ishte në atë kohë politika amerikane, vizioni dhe kontributi i saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *