• |
ide | kryesore

Ukraina sulmohet/ Zelensky-qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, ushtria është në detyrë

-Instant, Lajme, Planet



Zhvillime të ethshme kanë mbërthyer vëmendjen e botës në ato që po ndodh këtë të enjte në Ukrainë, pasi Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake. Pak minuta pas shpërthimeve të para nga bombardimet ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar me një mesazh popullit ukrainas. Zelensky i kërkoi popullit të tij të qëndrojë në shtëpi dhe të mos ketë frikë pasi ushtria është në detyrë dhe se SHBA ka nisur të bashkojë mbështetjen ndërkombëtare.

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes presidenti (Vladimir) Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me presidentin (Joe) Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare.
Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke punuar”
, ka thënë ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *