• |
ide | kryesore

Ben Stiller rikthehet me aktoren pas 5 vitesh ndarje

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorët e njohur ,Ben Stiller dhe Christine Taylor janë rikthyer së bashku pas 5 vitesh ndarje.

Lajmi u konfirmua nga vetë, aktori i cili tregoi për ‘Esquire’ se pajtimi i tyre pasi vendosën të jetonin së bashku gjatë karantinës.Taylor dhe Stiller ranë dakord se ishte mënyra më e mirë që ai të mund të shihte fëmijët e tyre, Ella dhe Quinn. “Më pas me kalimin e kohës filluam të ishim sërish të afërt.Ne u rikthyem bashkë dhe jemi shumë të lumtur.Ka qenë vërtet e mrekullueshme për të gjithë ne. E papritur dhe një nga gjërat që doli nga pandemia”, u shpreh aktori. Gjithashtu ai rrëfeu se e e krahason aftësinë e tyre për të zgjidhur gjërat me realizimet e tij rreth kalërimit në një analogji të çuditshme.
“Disa vite më parë, kuptova se nuk më pëlqen të kalërojë. Tani, më pëlqejnë kuajt! Mendoj se janë të bukur. Më pëlqen t’i përkëdhel. Më pëlqen t’i shikoj njerëzit duke hipur në kuaj. Pra, po, mendoj se ne kemi respekt për mënyrën se si jemi të ngjashëm dhe mënyrat se si jemi të ndryshëm.Dhe unë mendoj se duke e pranuar këtë, ju vërtet mund ta vlerësoni dikë më shumë sepse nuk po përpiqeni ta bëni atë të ndryshojë për ju. Pasi ta pranoni këtë, kurseni shumë energji. Nëse keni atë nivel besimi me partnerin tuaj, ju e dini që nes unë të them ‘nuk më pëlqen ta bëj atë gjë’ nuk është se unë them ‘nuk më pëlqen ti’. Çifti u martua në vitin 2000. Ata kanë luajtur së bashku në filmat Dodgeball, Zoolander, Tropic Thunder, Zoolander 2, Arrested Development dhe Curb Your Enthusiasm./Lapsi.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *