• |
ide | kryesore

Albin Kurti për televizionin britanik: Putini udhëheqës shtypës që përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi të mërkurën presidentin e Rusisë Vladimir Putin se është një udhëheqës shtypës, që po përpiqet të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor, duke e kthyer atë në fushë të betejës me demokracitë perëndimore.

Ai i bëri këto komente gjatë një interviste për televizionin Sky në Londër, ku gjatë javës shkoi për të marrë pjesë në një forum të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kryeministri Kurti tha se ajo çfarë po ndodhë në Ukrainë, është parë gjatë vitit 1999 në Kosovë ku forcat dëbuan gati gjysmën e popullsisë dhe kryen shumë mizori.

“Ne e shohim tani këtë pushtimin rus, agresioni ushtarak, që çdo udhëheqës institucional, çdo politikan evropian dhe botëror duhet ta dënojë ashpër, qartë dhe në këtë mënyrë, të gjithë duhet të tregojmë solidaritet dhe të admirojmë guximin dhe luftën çlirimtare të popullit ukrainas”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se Ballkani nuk është i paprekshëm nga efektet e situatës në Ukrainë.

“Sepse në Ballkan, ne kemi një vend që nuk vendosi sanksione ndaj Federatës Ruse, që nuk u bashkua me Bashkimin Evropian për të dënuar pushtimin rus. Dhe kjo është Serbia, fqinji ynë i parë”, tha ai.  

Zyrtarët e Rusisë kanë akuzuar Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën se siç është thënë, po dërgojnë “mercenarë” për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë.

Kryeministri Kurti tha se presidenti rus nëpërmjet akuzave të tilla po synon të destabilizojë Ballkanin.

“Presidenti Putin po e përmendte Kosovën të paktën një herë në muaj dhe tani po e bën çdo javë sepse thjesht e urren NATO-n, urren perëndimin, është një lider shtypës që është edhe i hidhur edhe nostalgjik dhe do të donte ta kthente luftën hibride në luftë. Tani kemi parë që lufta hibride nuk ka qenë kurrë një zëvendësim për luftën, ka qenë vetëm faza e saj përgatitore. Dhe ka luftë hibride edhe në Ballkanin Perëndimor, qendra Sputnik është në Beograd për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian dhe NATO-ja duhet të angazhohen më shumë me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se Kosova dëshiron të anëtarësohet në Bashkim Evropian dhe në NATO, që sipas tij, do të ishte i mirë për Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian në përgjithësi.

Udhëheqësit e institucioneve dhe partive politike në Kosovë, i kanë dënuar veprimet ruse në Ukrainë ndërsa u janë bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë.

Parlamenti i Kosovës pritet të diskutojë të enjten për situatën në Ukrainë ndërsa pritet të miratojë edhe një rezolutë kundër agresionit dhe për të kërkuar përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO./VOA/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *