• |
ide | kryesore

Rusët nuk kursejnë as bluzat e bardha, mjekja ukrainase qëllohet për vdekje teksa çonte nipin në spital

-Instant, Lajme, Planet



Një mjeke ukrainase është qëlluar për vdekje nga ushtria ruse teksa ishte duke çuar nipin e saj në spital. Marina Kalabioni thuhet se u vra teksa po përpiqej të shkonte në kryeqytetit ukrainas Kiev. Lajmin e ka dhënë ministri ukrainas i Shëndetësisë, Viktor Liashko, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se terroristët i morën jetën mjekes, teksa ajo po çonte nipin e saj të plagosur në spital nga fshati Kuhari në rajonin e Kievit.

Kievi dhe qytetet e tjera në Ukrainë janë duke sulmuar me bomba vazhdimisht, ndërsa ushtria ruse ka rritur ofensivën e saj dhe po i afron forcat drejt kryeqytetit. Godina qeveritare, drejtoria e policisë, universitete e spitale u bomborduan në Kharkiv, duke lënë të vdekur 21 persona dhe 112 të tjerë janë plagosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *