• |
ide | kryesore

Mbyllet votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale, pjesëmarrje e ulët në gjashtë bashkitë

-Instant, Lajme, Të fundit
Maqedoninë



Është mbyllur zyrtarisht orari për procesin e votimit në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit. Zgjedhësit e Vorës, Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Lushnjës e Rrogozhinës votuan sot në zgjedhjet e pjesshme lokale për të caktuar kryetarin e ri të bashkisë. Edhe në këto zgjedhje u aplikua identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa në bashkinë e Vorës zgjedhësit kishin mundësinë të votonin në mënyrë elektronike. Procesi i votimit nuk shënoi ndonjë incident të rëndë përveç disa problematikave në Vorë dhe 3 qendra në Shkodër ku nuk u votua.

654.538 shtetas shqiptarë kishin të drejtën për të zgjedhur mes kandidatëve të PS-së, PD-së dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, por në qendrat e votimit pati një numër të ulët pjesëmarrësish.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *