• |
ide | kryesore

Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin, rinis numërimi i votave në 18 kutitë për bashkinë e Kuçovës

Lajme, Të fundit



Numërimi i votave në 18 kutitë në bashkinë e Kuçovës, në ambientet e KQZ-së, ka rinisur. Ky rinumërim vjen pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rezultatin e kësaj bashkie. Në garë për Bashkinë e Kuçovës ishte Kreshnik Hajdari i Partisë Socialiste, Lefter Maliqi i Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Ilirjan Koxhaj i Partisë Demokratike.

Zgjedhjet u fituan nga kandidati Kreshnik Hajdari i PS-së. Për këtë të fundit SPAK ka nisur hetimet. Hajdari ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit një dënim të marrë në shtetin grek në vitin 1999.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *