• |
ide | kryesore

GJKKO dënon me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka dënuar me me 9 muaj burg kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ndërkohë dënimi do të konvertohet me 150 orë punë.

Pasi u njoh me vendimin e GJKKO-së, Kreshnik Hajdari doli nga gjykata, ndërsa nuk pranoi të fliste për mediat.
Ai tha se nuk kishte asnjë koment.

Hajdari kërkoi gjykim të shkurtuar në 10 janar kur GJKKO vendosi të kalojë për gjykim dosjen ndaj tij, pas përfundimit të hetimeve të SPAK në 20 dhjetor 2023 për akuzën ‘falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve’, më shumë se një herë lidhur me mosdeklarimin e procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi.

Në lidhje me akuzën në fjalë, ka pasur denoncime dhe nga Partia e Lirisë, ku rivali i Hajdarit në garën për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë disa kallëzime në SPAK për të.



2 Comments

  1. Ketu duhet te ndalen pak te gjithe. Ne rastin e zyrtarve publike te akuzuar per korrupsion nuk duhet te kete gjykim te shkurtuar. Pasi kane “shkurtuar” buxhetin, xhepat dhe te ardhmen e qytetareve keta bejne qef me “burgun” e konvertuar ne ore pune.
    Te kerkohet dhe behet ndryshimi ligjor ne K.P. dhe K.PR.P, PER QELBESIRAT E PUSHTETIT CILIDO QFTE AI I MAJTE, A I DJATHTE

  2. Është bërë kasten për t’i mos hequr mandatin.
    Rilindasit kështu ndihmojnë njeri tjetrin duke shkatërruar vëndin !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *