• |
ide | kryesore

Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i pandehur nga SPAK

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

KQZ vendosi të mos i ndërpriste mandatin Hajdarit edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Në një deklaratë për media avokati i kryebashkiakut, Thedhori Sollaku, tha se edhe nëse klieni i tij do ta deklarante dënimin e tij në Greqi, nuk do të kishte asnjë konseguencë në regjistrimin në zgjedhjet lokale.

Ishte koalicioni “Bashkë Fitojmë” që kërkoi verifikimin e rastit për Kreshnik Hajdarin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky i fundit nuk kishte deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999. Për këtë cështje, drejtësia shqiptare iu drejtua asaj greke, ku konfirmoi se Hajdari rezultonte i dënuar.



4 Comments

  1. Ska gje per tu cuditur.Edhe ky, si e gjitha shpura qeveritare do krijojne qeverisjen nga burgu.Prisni, prisni, keta, kjo qeveri eshte e tera per ne burg, bashke me krye tarin kapo bandit, por te tredhurit po fshehin abuzimet si servile te qeverise.Keto bemamos kujtoni se do shkojne e harrohen, populli thote,, zhytet, po nuk mbytet,,,, andaj do vije nje dite qe keta bandito, hajdute do te japin llogari per gjemen qe i kane bere ketij vendi.Ama, me kete sere drejtesie e mikrobizuar nuk ka shprese.Popull zgjohu, demokratizohu, duhet te jeshe opozitar me qeverite, kerko te drejten tende qe po te vidhet e shtypet, kerko lirine per jeten, se po tollonizohesh e mashtrohesh nga bijet e kurvit.

    1. Si mund ta krahasosh kete qe ahte denuar per kalim te pa ligjshem kufiri me pjesen tjeter te denuar per krime dhe korrupsion???
      Sipas teje i bie qe gati gjysma e Shqipetareve te jene kriminela…

  2. I pandehur kari i bashqise kuçove …. ????? I pandehur duhet marre avokari i tij, fytyra me e ndyre e drejte-dhise qe quhet dhori salla-vari karet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *