• |
ide | kryesore

Ora 3:00/ Rezultatet e fundit nga numërimi në 5 bashkitë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Diber-nis-numerimi-2-905x450.jpg



Pas daljes së rezultatit të bashkisë Vorë, në pesë bashkitë e tjera ka nisur numërimi.

Përveç Shkodrës, ku një kandidat nga opozita mban kryesimin që prej nisjes së numërimit, në çdo bashki tjetër kandidatët vendosen në këtë rend: PS në fillim, “Shtepia e Lirisë” e Sali Berishës në vendin e dytë dhe PD-ja zyrtare e Lulzim Bashës në vendin e tretë.

Lapsi.al sjell rezultatet e orës 3:00 të mëngjesit të raportuara nga KQZ, të përmbledhura si më poshtë:

SHKODRA: Në kryesim kandidati Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” 

Në vend të dytë është Majlinda Angoni e PS-së me një diferencë jo të madhe, ndërsa Xhemal Bushati i PD-së zyrtare mbetet shumë mbrapa me gati 3 mijë vota më pak se Bardh Spahia.

Deri tani janë numëruar 53 qendra votimi nga 250 në total.

DURRËS: Kryeson kandidatja e PS, Emiriana Sako 

Në Durrës vendin e parë e mban kandidatja e PS-së deri në përditësimin e fundit. Ajo ndiqet nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka.

Kandidati i Bashës mban vendin e tretë me mbi 1 mijë vota më pak.

Janë numëruar 33 nga 337 qendra votimi.

LUSHNJA: Në kryesim kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa 

Kandidatja e PS-së ka një diferencë të dukshme me dy kandidatët e opozitës. Por, vlen për t’u përmendur se kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” së Sali Berishës ka rreth 2 mijë vota më shuma deri tani krahasuar me kandidatin Indrit Sefa të PD-së zyrtare.

Në Lushnje janë numëruar 48 nga 157 qendra votimi.

RROGOZHINË: Kryeson kandidati i PS-së, Edison Memolla 

Këtu gara për vendin e dytë dhe të tretë është më e ngushtë. Kandidati i PD-së zyrtare ndodhet në vendin e tretë dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ndodhet në vend të dytë.

Në Rrogozhinë janë numëruar deri tani 27 nga 53 qendra votimi.

DIBËR: Kryeson kandidati i PS-së, Rahim Spahiu 

Pas kandidatit të Rilindjes, trendi për vendin e dytë dhe të tretë përsëritet. Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë” mban vendin e dytë, Luan Haka i PD-së ndodhet më vend të tretë.

8 qendra votimi nga 101 janë numëruar deri tani.

Lexo më tej: Zgjedhjet/ PS dominon Vorën, Berisha dominon Bashën me vota 

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Ju q… qente fisin juve te lapsit. Deri dje thoshit se shtepia e p… te lirise luftone te fitoje ndaj Edi Rames jo ndaj Lulzim braves kurse tani e nxoret surratin tuaj te dhjer po e pranoni qe lufta ka qene te fitonit me lulin se Edi ju fut te gjatin te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *