• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Mallakastër, shënohet një viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Drenovë, Mallakastër.  Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një person. Policia bën të ditur se një mjet që transportonte naftë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi G. Q. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *