• |
ide | kryesore

Në kërkim për kultivimin e 102 bimëve narkotike, arrestohet 18-vjeçari në Mallakastër

Lajme, Të fundit



Një 18-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka kultivuar kanabis në një pyll në fshatin Panahor të Mallakastrës.

Në muajin maj të këtij viti u gjetën 102 bimë kanabis të mbjella, të cilat u asgjësuan nga policia, por autori nuk ishte gjendur deri më tani. Në pranga ka përfunduar shtetasi Amarildo Harunaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Punë hetimore për identifikimin e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i hetimeve, zbardhet autorësia e kultivimit të 102 bimëve narkotike cannabis sativa, të gjetura në pyllin e fshatit Panahor, gjatë kontrollit të territorit nga Policia, në muajin maj 2023.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike dhe/ose të veprave të tjera penale, si rezultat i punës hetimore dhe gjurmuese, bazuar në provat e siguruara, kapën dhe ndaluan shtetasin A. H., 18 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 102 bimëve narkotike kanabis të gjetura në pyllin e fshatit Panahor dhe të asgjësuara nga Policia, në muajin maj 2023.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *