• |
ide | kryesore

Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga/ Dy të plagosur në Mallakastër

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mallakastër ku një makinë tip “BMW” ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri në mjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policise:

Mallakastër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, në fshatin Poçem, Mallakastër, shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Bmw”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *