• |
ide | kryesore

FOTO/ E reja shqiptare parakalon gabim në Kroaci, humbin jetën motër e vëlla

Arkiva, Lajme
shqiptare



Mediat kroate kanë dhënë detaje për një aksident të rëndë të ndodhur në zonën e Ratacit në 9 prill. Autoritetet kanë ndaluar një 29-vjeçare shqiptare të identifikuar si Klevisa Ymeri.

Me një makinë tip BMW me targa sllovake, e reja shqiptare ka kryer një parakalim të gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që vinte përballë. Për pasojë humbën jetën 21-vjeçari kroat Stjepan Đerek dhe motra e tij 19-vjeçare Katarina.

Mediat kroate shkruajnë se 29-vjeçarja shqiptare ka marrë plagë më të lehta dhe pas trajtimit në spital është arrestuar dhe marrë në pyetje. E reja shqiptare është lënë me masën e paraburgimit për 30 ditë për shkaktim aksidenti me pasojë vdekjen.

Mediat kroate shkruajnë se nisur nga fotot në rrjetet sociale duket se 29-vjeçarja bën një jetë komode, të cilën tashmë do të duhet ta zëvendësojë me akomodimin në qeli. ©LAPSI.al

Stjepan i Katarina Đerek - Nportal



3 Comments

  1. Haaa e reja shqiptare…po cfar thoni mo aman…escorts me dhe pa pagesa..mjere kish bie viktim e eksitimit te ktyre zhgarravinave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *