• |
ide | kryesore

Shënohen shtatë të vrarë gjatë evakuimeve në afërsi të Kievit

-Instant, Lajme, Planet



Ushtria ukrainase tha se trupat ruse kanë hapur zjarr ndaj një mjeti që po evakuonte civilët nga qytetet e rrethuara ukrainase, duke vrarë shtatë persona. Sipas autoriteteve ukrainase, në mjetin e sulmuar po udhëtonin gra dhe fëmijë, të cilët po largoheshin nga një fshat në veriperëndim të Kievit dhe një prej viktimave është fëmijë. Inteligjenca ukrainase tha se incidenti ndodhi në një korridor humanitar të hapur për të evakuuar civilët nga fshati Peremoha. Ky korridor, siç thanë autoritetet ukrainase, ishte hapur me pajtimin e dy palëve.

Rusia është akuzuar në shumë raste se nuk po respekton marrëveshjet e armëpushimit për evakuimin e civilëve dhe po sulmon haptaz civilët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *